Masazhi i mjekësisë kineze është një teknikë e lashtë mjekësore. Në lashtësi, njerëzit i lehtësonin dëmtimet dhe dhimbjet gjatë punës nëpërmjet masazhit, i cili u formësua si një teknikë e pjekur pas praktikës afatgjatë.
Masazhi i mjekësisë kineze zhvillohet në bazë të sistemit të pikave të akupunkturës, të cilat janë pjesët e veçanta të qarkullimit të energjisë qi dhe të gjakut. Masazhi i mjekësisë kineze bën stimulimet e veçanta për të nxitur qarkullimin e brendshëm të trupit, duke përmirësuar shëndetin tonë.