Sipas legjendës kalaja ka marrë emrin e një gruaje që quhej Rozafa e cila u vetsakrifikua në muret e kështjellës që ajo të qëndronte në këmbë.
Kalaja e Rozafës është një monumentet simbol i rëndësishëm i Shqipërise. Që prej mureve të lashta ilire e deri tek rrënojat mesjetare të Balshajve apo kullave të Bushatllinjve, ajo dëshmon bukurinë e pamposhtur të një kalaje e cila është ndërtuar gjatë antikitetit dhe ka mbijetuar gjatë perandorive romake e osmane deri në ditët e sotme.
Nga lartesitë kalasë së Rozafës shpalosen peisazhe të larmishme ku gërshetohen tre lumenj dhe liqeni i Shkodrës.
Kjo keshtjellë mijëra vjeçare përbën një simbol të qytetit, dhe është e pranishme në këngë, piktura, gdhëndje etj.