Ditët e fundit, fabrika e parë “inteligjente” në Kinë për prodhimin e pajisjeve të shfrytëzimit të naftës dhe të gazit natyror oqeanik hyri në funksionim zyrtar. Në këtë fabrikë “të zgjuar” përdoren mbi 400 komplete pajisjesh të përparuara për prerje automatike, thërmim automatik, montim inteligjent, saldim robotik, transport inteligjent etj., 90 % e punës së prerjes së materialeve mund të bëhet me teknologji digjitale dhe rendimenti është 20 % më i lartë në krahasim me metodën e mëparshme.