Sipas të dhënave të publikuara të premten nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, PBB-ja kineze arriti në 56 trilionë e 264 miliardë e 200 milionë juanë (rreth 8.678 trilionë dollarë), duke u shtuar 2.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme. Po ashtu, sipas statistikave të doganave, në gjashtë muajt e parë të vitit vëllimi i import-eksportit të mallrave të Kinës arriti në 19.8 trilionë juanë (rreth 2.94 trilionë dollarë), 9.4 % më shumë se në janar-qershorin e vitit të kaluar. Ekspertët shprehen se këto rezultate tregojnë që ekonomia kineze e ka përballuar goditjen e rëndë nga pandemia e COVID-19 dhe nga gjendja e trazuar ndërkombëtare, duke realizuar rimëkëmbjen e qëndrueshme. Me zbatimin e një sërë masash për stabilizimin e ekonomisë, në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti ekonomia kineze ka shpresa të rikthehet në rrugën normale të zhvillimit.