Kina ndërton aktivisht “bashkësinë e jetës në Tokë”. Në tetor të vitit 2021, Kina krijoi kontingjentin e parë të parqeve kombëtare: Parkun Kombëtar “Sanjiangyuan” (“Burimi i 3 lumenjve”), Parkun Kombëtar të Pandave Gjigante, Parkun Kombëtar të Tigrave dhe të Leopardëve të Kinës Verilindore, Parkun Kombëtar të Pyjeve Tropikale të Shiut në Hainan dhe Parkun Kombëtar të Malit Wuyi. Sipërfaqja e mbrojtur arrin në 230 mijë kilometra katrorë, duke mbuluar rreth 30 % të kafshëve të egra e të bimëve të mbrojtura kombëtare në Kinë. Qofshin rezervatet natyrore, ashtu edhe parqet kombëtare, çdo zonë e mbrojtur luan rolin e “ombrellës” për mbrojtjen e biodiversitetit.