Shikuesit janë shumë të interesuar për të parë "Qytezën Minning", një telenovelë kineze të bazuar mbi një projekt konkret të çrrënjosjes së varfërisë në Kinën veriperëndimore nga vitet ‘90 të shekullit të kaluar.
"Minning" përbëhet nga dy karaktere kineze që përfaqësojnë përkatësisht provincën bregdetare Fujian dhe Rajonin Autonom Ningxia-Hui.
Në dy dhjetëvjeçarët e fundit, mbi 60 mijë banorë në fshatrat e Ningxia-s, me ndihmën e Fujian-it, dolën nga kufiri i varfërisë pasi u rivendosën nga Xihaigu në qytezën Minning, sipas politikave të vendit për zbutjen të varfërisë.
Partneriteti Fujian-Ningxia për çrrënjosjen e varfërisë bëri bashkë zyrtarë në Fujian dhe ata në Ningxia, në mënyrë që të mund të ofrojnë burime dhe mbështetje të domosdoshme për të ndihmuar në misionin e zbutjes së varfërisë në Ningxia. Kjo është një strategji e rëndësishme me nismën dhe nxitjen e Xi Jinping-ut kur punonte në Fujian.