Foto exit.al

Foto exit.al

Atletja shqiptare Luiza Gega ka thyer rekordin e Kampionatit Europian dhe është shpallur Kampione e Europës në 3,000 metra me pengesa, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih, njofton RTSH. Sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme me kohën 9.11.31, që u bë rekordi i ri i Kampionatit Europian. Gega e ka thyer me 6 sekonda rekordin e vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova. Për këtë fitore të jashtëzakonshme atleten Gega e ka uruar kryeministri Edi Rama, i cili ka shkruar se “askush nuk e ka ngjitur flamurin e Shqipërisë në majën e Europës”. (Fatosi)