Shqipëria ka marrë fitoren e parë në kualifikueset e Kampionatit Europian në volejboll për meshkuj, njofton “RTSH”.
Në sallën olimpike “Feti Borova” në Tiranë, kombëtarja shqiptare ka mundur Bosnje-Hercegovinë, me rezultatin 3-2.
Boshnjakët kanë marrë setin e parë, 25-19, dhe të dytin e fituan thellësisht, 25-11.
Megjithatë volejbollistët shqiptarë reaguan, duke fituar 25-22 setin e tretë, 25-21 të katërtin dhe në finale 15-13. Me fitoren 3-2 ata marrin dypikëshin e parë në këto kualifikuese. (Fatosi)