Foto: RTSH
Skuadra e Kukësit ka njoftuar blerjen e radhës në merkaton e verës duke firmosur për dy sezone me një mbrojtës portugez.
Bëhet fjalë për 29-vjeçarin, Tiago Ferreira, i cili vjen nga kampionati iranian, shkruan “RTSH”.
Më parë ai ka luajtur me MTK Budapest, Universitatea Craiova, Uniao Madeira e Zulte Waregem por edhe me Portugalinë U21.
Ferreira ka dalë nga Akademia e Portos, ndërsa ka luajtur me Porto B. Portugezi i është bashkuar ekipit shqiptar në Turqi, ku ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. (Irma)