Foto:Facebook Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar
Në garën më të gjatë të notit për vajza, 800 metra stil i lirë, Kaltra Meca theu rekordin kombëtar dhe doli e dyta në baterinë e parë.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale, se notarja shqiptare e mbylli garën me kohën 9.34.48, duke treguar edhe njëherë potencialin e saj të madh në këtë disiplinë.
Në “Summer European Youth Olympic Festival”, zhvilluar në Banska Bystrica të Sllovakisë, Shqipëria u përfaqësua nga 11 sportistë në 6 disiplina: atletikë, badminton, çiklizëm, xhudo, not dhe tenis. (Irma)