Foto nga VCG

Të mërkurën, Feng Bin e Kinës fitoi medaljen e artë në hedhjen e diskut për femra në Kampionatin Botëror të Atletikës në qytetin Juxhin të shtetit Oregon të ShBA-së.

Feng arriti rezultatin më të mirë vetjak me 69.12 metra në hedhjen e parë të saj, që mbeti i pasfiduar nga hedhëset e tjera.

Dy herë kampionia olimpike Sandra Perkoviç nga Kroacia mori medaljen e argjendtë me 68.45 metra dhe kampionia olimpike e ShBA-së Valarie Allman fitoi medaljen e bronztë me 68.30 metra. (Fani/Artan)