Foto nga VCG
Atleti kinez Wang Jianan fitoi të shtunën medaljen e artë në kërcimin së gjati për meshkuj në Kampionatin Botëror të Atletikës që po zhvillohet në Juxhin të shtetit Oregon të ShBA-së.
Kjo është medalja e parë e artë për ekipin kinez në këtë kampionat, si edhe në disiplinën e kërcimit së gjati në historinë e kampionateve botërore.
Wang Jianan ishte i pesti me 8.03 metra pas kërcimit të vet të tretë, duke u kualifikuar për tre kërcimet e fundit me shtatë atletë të tjerë. Edhe pas raundit të pestë rezultati më i mirë i tij vijoi të ishte 8.03 metra. Por, në kërcimin e fundit, Wang i befasoi të gjithë. Ai e kaloi Miltiadis Tentoglou nga Greqia (8.32 metra) në këtë kërcim historik, duke vendosur rekordin 8.36 metra. (Fani/Artan)