Rally Albania (Foto Facebook)
Mbi 300 garues nga 26 shtete të ndryshme të botës iu bashkuan kompeticionit të 18-të të “Rally Albania”, ku përveç garës sportive, qëllimi i organizatorëve është edhe promovimi i turizmit në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ky aktivitet sportiv, që dhuroi spektakël në rrugët e Shqipërisë, me pjesëmarrjen e garuesve nga Italia, Kroacia, Sllovenia, Franca, Hungaria, Austria dhe nga Zvicra.
Pilotët e motorëve të “Rally Albania” e nisën udhëtimin në Durrës dhe përshkuan mbi 1900 kilometra duke kaluar në Dragobi, Pogradec, Berat dhe për ta përmbyllur në Tiranë. Ky aktivitetet u organizua nga Federata Shqiptare e Motoçiklizmit. (Elona)