Foto nga VCG
Skuadra kineze e zhytjes, e cilësuar dhe si "Ekipi i ëndrrave", i fitoi të 13 medaljet e arit në Budapest të Hungarisë, ndërsa Yang Jian mbrojti titullin në hedhjen nga platforma 10 metra për meshkuj të dielën mbrëma, duke mbyllur në mënyrë spektakolare Kampionatin Botëror të FINA-s për vitin 2022 për ekipin kinez.
Kishte më pak konkurrencë në finalen e hedhjes së sinkronizuar nga trampolina 3 metra për femra më parë po gjatë asaj dite. Chen Yiwen dhe Chang Yani fituan titullin botëror me 343.14 pikë, pasi kryesuan në të pesë raundet.
Me 13 medaljet e arta, Kina shënoi rekord për sa u përket medaljeve të arta të marra në një turne të vetëm.
Ishte gjithashtu hera e tretë që një vend i vetëm fiton të gjitha medaljet e arta të zhytjes në kampionatet botërore. ShBA-ja e arriti një gjë të tillë duke fituar të katër medaljet e arta në vitin 1982, e pasuar nga Kina që bëri të vetat të 10 medaljet e arta në vitin 2011. (Artan)