Foto:fb

Foto:fb

Adrian Bajrami, i cili vlerësohet si një nga lojtarët me të ardhme premtuese në Portugali, ka marrë nënshtetësi shqiptare, njofton “RTSH”.

I lindur në Zvicër dhe lojtar i Benfikës, Bajrami u betua së bashku me 10 shtetas të tjerë, para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar.

Bajrami duket se para kombëtares helvete, ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat kuqezi të Shqipërisë.

Në ceremoninë e betimit për marrjen e nënshtetësisë shqiptare, kryebashkiaku Veliaj tha: “Sot fillon një rrugë e re, një rrugë ku do të jemi të gjithë bashkë, me miliona të tjerë, për ta bërë këtë vend më të bukur, për ta bërë këtë komb më të ndritur, edhe për ta lartësuar të gjithë atë që është qenia shqiptare”.