Foto:RTSH

Foto:RTSH

Nis të martën Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, gara e 3-të më e vjetër çiklistike në Evropë, me edicionin e tij të 79-të, njofton “RTSH”.

Për të katërtin vit radhazi, ai është pjesë e kalendarit ndërkombëtar të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit.

Skuadrat dhe çiklistët pjesëmarrës në këtë edicion, nga të cilët shumica do të jenë të huaj, përgjatë 5 ditëve të tij do të përshkojnë 728 km.

Etapa e parë do të zhvillohet me itinerarin Tiranë-Korçë, 161 km të gjatë.