Foto: RTSH
Shqiptarja Evangjelia Veli është kampione e dyfishtë e Europës në peshëngritje për të rritur në Kampionatin Europian, i cili po zhvillohet në Tiranë, bën të ditur “RTSH”.
Me peshën deri në 55 kg ajo mori medaljen e artë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh, si dhe të argjendtë në stilin e shtytjes.
Në shkëputje Veli ngriti 95 kg, në shtytje 113 kg, ndësa në dygarësh 208 kg.
Për rezultatin e saj, Veli u përgëzua edhe nga kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë shqiptarë.