Foto: rtsh
Të shtunën nisi në Tiranë Kampionati Europian i Peshëngritjes, njofton “RTSH”.
Kjo është hera e dytë që një aktivitet i tillë mbahet në kryeqytetin shqiptar pas vitit 2013.
“Ne tifozllëk bëjmë për ngjyrat tona kuqezi, por ama zemrën e kemi të hapur për 39 vendet që janë pjesëmarrëse. Ju urojmë mirëseardhjen në Tiranë dhe ju urojmë të dilni me sukses nga kjo eksperiencë fantastike”, -tha kryebashkiaku Erion Veliaj.
Në edicionin e 100-të të Kampionatit Europian të Peshëgritjes marrin pjesë mbi 600 sportistë.
Ky është aktiviteti i dytë ndërkombëtar i rëndësishëm pas atij të 25 majit kur në stadiumin "Air Albania" u zhvillua finalja e Conference League midis Romës dhe Feynoordit që përfundoi 1-0 për ekipin italian.