Përpara finales së Ligës së Konferencës, që solli në Tiranë dy skuadrat e mëdha, Roma dhe Feyenoord, kryebashkiaku Erion Veliaj u takua me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin, të cilin Veliaj e quan mik dhe një promovues të madh të kryeqytetit shqiptar, citon “RTSH”.
Më pas kryebashkiaku i Tiranës është takuar edhe me arkitektin e stadiumit “Air Albania”, me të cilin ka ndarë edhe një mesazh për të gjithë skeptikët për projektin e qeverisë për stadiumin, i cili sipas tij sot është kthyer në qendër të vëmendjes. Veliaj shkruan se ka ardhur koha që shqiptarët të punojnë së bashku për progresin.