Foto: RTSH
Në prag të çeljes së sezonit të ri turistik, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka paralajmëruar bizneset se nuk do të lejohet informaliteti dhe ndërtimet pa leje në vijën bregdetare, njofton “RTSH”.
Gjatë një inspektimi në jug, ministrja Mirela Kumbaro tha se Këshilli Kombëtar i Territorit do të jetë në terren për të garantuar respektimin e rregullave.
Ajo bëri thirrje për të rritur nivelin e pastërtisë dhe higjienës në zonat turistike, për të krijuar kushte sa më të mira për pushuesit.
Industria e turizmit është ndër degë kryesore të ekonomisë shqiptare. Pas rënies gjatë periudhës së pandemisë ajo është rigjallëruar. Operatorët turistikë presin që në këtë sezon vendin ta vizitojnë rreth 6 milionë turistë.