Foto:VCG
Trevisa Tufa, gazetarja e cila prej disa vitesh mbulon fushën e sportit, ka zgjedhur që një vëmendje të theksuar ta ketë drejt Europa Conference League, për të cilën ka folur për Radio Ejani.
Kjo garë është e re dhe do të jetë formati i tretë evropian pas Ligës së Kampionëve dhe Europa League. Është bërë tashmë e ditur që finalja e turneut do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj 2022, me një pjesmarrje prej rreth 22 mijë spektatorësh. Skuadrat që kualifikohen në këtë garë janë skuadra që zënë vendin e gjashtë në tabelë në këto pesë liga. Kjo ka për qëllim që të ulë numrin e skuadrave pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve dhe në Europa League. Fituesi përveç fitimit të parave, do kualifikohet automatikisht për Europa League.
CMG: Kur u vendos të fillojë UEFA Conference League?
Trevisa Tufa:Verën e kaluar është vendosur që të fillojë. Një kompeticion i tretë për klubet që i është bashkuar Ligës së kampionëve dhe Europa Ligës. Është miratuar nga komiteti Ekzekutiv i UEFA në dhjetorin e vitit 2018.
CMG :Në çfarë faze mund të themi se jemi aktualisht?
Trevisa Tufa: Tani mund të themi se jemi afër fundit, sepse në datën 25 maj do të mbahet edhe finalja e madhe, sikur është vendosur, pra në Tiranë. Është luajtur faza e grupeve çerekfinale, gjysmëfinale dhe tani finalja e madhe në stadiumin Air Albania.
CMG:A është ky një format i ri?
Trevisa Tufa: Po është një kompeticion i ri dhe është luajtur paralel me Champions dhe Europa League. Ndryshe nga dy formatet e tjera këtu luajnë ekipe më të dobta. Ato që kanë pasur një ecuri jo të mirë. Vetëm fituesi tanimë shkon në Champions, ndërsa vendi i dytë dhe i tretë shkon në Conference League. Kjo erdhi sepse UEFA ka dëshiruar të shmangë ndeshjet e luksit. Përveç kampionit, i cili sigurisht do mund të luajë me ekipe të mëdha, ndryshe do të luajë me ekipe më modeste.
CMG :Ku dallojnë këto kompeticione nga njëra- tjetra?
Trevisa Tufa : Ndryshe nga dy të parat në këtë kompeticion përzgjedhja është primare. 32 ekipet pjesëmarrëse vendosen me 17 skuadra që kualifikohen nga eleminatoret. 5 skuadra do të kualifikohen nga kampionët e UEFA Conference League dhe më pas 10 skuadra do të marrin pjesë nga kualifikuesit e Ligës së Europes.
CMG : Çfarë fiton ekipi fitues?
Trevisa Tufa: Përveç shumës që merr është automatikisht në Ligën e Europes. UEFA synon shmangien e përballjen e ekipeve më të mëdha dhe ato të vogla, ndërsa kërkon që të ketë sa më shumë pjesëmarrje nga Federeata të ndryshme.
CMG :Çfarë mundësie i jep kjo grupeve të vogla?
Trevisa Tufa:Ky është një shans i mirë i grupeve për të plotësuar ëndrrën e tyre, për të luajtur me grupe të mëdha.
CMG : A mund të flasim për një rezyme deri në këto momente?
Trevisa Tufa: Janë luajtur në 28 prill dhem Maj finalet. Dy janë skuadrat e mëdha Feyenoord dhe Roma dhe të dyja do t’i mirëpresim në Tiranë.
Sipas opinionit tim Roma do të triumfojë, sepse e kaluara historike sportive kështu ka treguar. Në finalen e madhe stadium Air Albania do të mbajë mbi 16 mijë njerëz, që do të ndjekin ndeshjen.
Intervistoi:Megi Latifi