Foto: DFB
Shqipëria festoi të shtunën 90-vjetorin e anëtarësimit në FIFA.
Në këtë ditë të veçantë kreu i qeverisë së futbollit botëror, Gianni Infantino ka uruar në një formë shumë të veçantë Federatën Shqiptare të Futbollit dhe çdo qytetar shqiptar.
Përmes një video-mesazhi të bërë publike nga FSHF-ja në rrjetet sociale, Infantino rikujtoi momentin historik të Euro 2016, kur Shqipëria mori pjesë në finalet e UEFA Euro 2016 në Francë.
Infantino u shpreh krenar për bashkëpunimin me Shqipërinë.
Ai uroi fat për finalen e Conference League Roma-Feyenoord që do të luhet më 25 maj në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
“Jam krenar të punoj me ju, teksa vazhdoni të na siguroni se fuqia e futbollit përdoret për të ndikuar pozitivisht në shoqërinë në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Ne kemi besim te Shqipëria dhe ju do të keni gjithmonë besimin e FIFA-s. Ju uroj ta festoni sa më bukur, fat të mbarë për finalen e madhe në Tiranë dhe uroj të shihemi bashkë shumë shpejt”, -deklaroi Gianni Infantino.