Në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022, atletët e rinj kinezë shkëlqyen mbi akull dhe borë, ndërsa shumë të rinj kinezë u angazhuan gjithashtu si zyrtarë dhe vullnetarë për t'i paraqitur botës Lojëra të thjeshta, të sigurta dhe të shkëlqyera.
Trashëgimitë e Pekinit 2022 përfshijnë vendet e klasit botëror për garat dimërore dhe talentet e rinj, me një pasion të madh për të kontribuar në një vend sportiv dimëror. Rinia që çon përpara frymën olimpike mund ta çojë botën drejt një të ardhmeje të përbashkët.
Liu Yuanjie, e lindur në vitin 1994, iu bashkua ekipit operativ të “National Speed Skating Oval” si praktikante në vitin 2018, por tashmë për kolegët e saj, ajo është bërë
Liu Yuanjie,veterane në “Ice Ribbon”
. Gjatë katër viteve të fundit, Liu dëshmoi se si ftohësit e dyoksidit të karbonit e bënë akullin akoma më të shpejtë, ku u thyen rreth një duzinë rekordesh olimpike dhe botërore gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. “Ndjej një lloj krenarie sa herë që arrihet një rekord i ri këtu, pasi ai është gjithashtu një vlerësim për të gjithë ata që u angazhuan për mbarëvajtjen e eventit sportit”, -tha Liu, e cila ishte menaxhere në qendrën operative gjatë Olimpiadës Dimërore, duke funksionuar si një zonë qendrore për të siguruar koordinimin e qetë të ekipeve të operimit.
Ndërsa “National Speed Skating Oval” është vendosur të hapet për publikun, Liu dhe kolegët e saj po përgatiten për fazën e re të “Ice Ribbon”. “Zhvillimi i qëndrueshëm ishte një koncept i rëndësishëm i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Nuk do ta harroj kurrë këtë eksperiencë olimpike dhe do të angazhohem në zhvillimin e “Ice Ribbon” në një simbol të sporteve dimërore të Kinës në të ardhmen” -tha Liu.
“Nuk mund të isha më i emocionuar më 8 janar të këtij viti kur u informova për t'u përfshirë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe Paraolimpike të Pekinit si zyrtar teknik kombëtar (NTO) në skijimin alpin”, -tha Xie Xiaoyu, një instruktor 25-vjeçar, në Yanqing, një nga tre zonat e garave të Pekin 2022.
Ai provoi punë të ndryshme përpara se të mësonte ski në vitin 2017 dhe besonte se të rinjtë duhet të ishin të guximshëm për të eksploruar të panjohurën. Me pasion për këtë sport, ai kaloi më shumë se një vit trajnim për t'u bërë instruktor skish në një shkollë lokale. “Shumë nga nxënësit e mi kishin pak akses në ski më parë, ndërsa më i vogli ishte vetëm dy vjeç e gjysmë. Unë isha shumë i kënaqur t'i shihja ata të bënin përparim, gjë që më bëri gjithashtu të kuptoj se zgjodha karrierën e duhur dhe kuptimplotë”, -tha ai.
Vullnetarët me presidentin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik Thomas Bach
Meqenëse ishte i aftë në ski dhe mori certifikatën kombëtare të instruktorit të skive, Xie u përpoq të aplikonte për NTO në Qendrën Kombëtare të Skive Alpine në vitin 2021. Për habinë e tij, ëndrra u bë realitet. Gjatë Lojërave, ai zakonisht ngrihej në orën 03:00 dhe përfundonte punën e tij të pastrimit të pistës rreth orës 18:00. “Ato ditë ishin të ngarkuara, por unë nuk ndihesha aspak i lodhur. Kishim një drejtues ekipi 59-vjeçar, i cili ishte gjithmonë i zellshëm dhe energjik. Ai na dha një shembull duke na frymëzuar për të arritur më të mirën”, -theksoi ai.
Tani, Xie është kthyer në shkollën e skive për të bërë plane stërvitore për studentët e tij. “Sporti i skisë është bërë i njohur në të gjithë Kinën pasi më shumë se 300 milionë kinezë kanë marrë pjesë në sportet dimërore. Unë dua të vizitoj më shumë vendpushime skijimi në të ardhmen, duke sjellë lumturinë e skijimit për më shumë njerëz”, -shtoi ai.
Ndërsa Xie u përqendrua në kushtet e
Xie Xiaoyu po punon në pistë
gjatë Lojërave, Shu Jingyan, një vullnetare në Qendrën Kombëtare të Skive Alpine, prezantoi kulturën kineze për atletët dhe zyrtarët nga vende dhe rajone të tjera. Shu është një studente kolegji me diplomë në gjuhë të huaja në Universitetin Beihang. Gjatë Lojërave, ajo ofroi shërbime gjuhësore për familjen olimpike dhe paraolimpike për gati 450 orë në total. “Ne përfaqësojmë të rinjtë kinezë që janë entuziastë dhe të sigurt”, -tha Shu.
Thomas Bach, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, vizitoi Qendrën Kombëtare të Skive Alpine më 7 shkurt, gjatë së cilës Shu i dhuroi atij një punim me prerje në letër, që përmbante elemente të Festivalit Kinez të Pranverës dhe Lojërave Olimpike Dimërore. “Unë i prezantova Bach-ut punimin në letër dhe atij i pëlqeu shumë. Ai vlerësoi punën tonë dhe na tha të vlerësojmë momentet olimpike. Kujtimi olimpik do të jetë thesari i gjithë jetës sime”, -theksoi Shu.
Pas Lojërave, Shu dhe vullnetarë të tjerë nga Universiteti Beihang ndanë përvojat e tyre me më shumë studentë të kolegjit dhe banorë vendas. “Ajo që më bëri më shumë përshtypje në Olimpiadë ishte miqësia përtej kufijve kombëtarë. Në të ardhmen, shpresoj të jap kontributin tim në çështjet e jashtme, të bëj më shumë miq nga e gjithë bota për ta prezantuar sa më mirë Kinën”, -tha Shu.