Foto: Top Channel

Foto: Top Channel

Tirana është shpallur kampione e Shqipërisë për edicionin futbollistik 2021-2022 në Abissnet Superiore.

Bardheblutë mundën 2-1 rivalët e përjetshëm të Partizanit, në një ndeshje të jashtëzakonshme derbi në stadiumin “Elbasan Arena”.

Tre sezone më parë ishte Partizani që fitoi titullin pikërisht në derbin e fundit të sezonit.

Ky është titulli i 26-të për Tiranën, që feston të dytin kampionat në tre vitet e fundit.