Foto nga derbi i volejbollit Partizani-Tirana (fshv)
Flamurtari qëndron në krye të renditjes së Kategorisë së Parë ne basketboll per femra edhe pas ndeshjeve të javës së 17-të. Vlonjatet mposhtën në fushën e tyre me lehtësi 86-56 Tirana Barleti Basket, një ndeshje e dominuar nga vendaset. Më e mira në fushë për Flamurtarin ishte Johnson me 24 pikë. Fitore surprizë jashtë fushe korri Elbasani, që në Shkodër mundi 61-57 Vllazninë vendase. Skuadra shkodrane zhgënjeu në këtë sfidë, ku për Elbasanin u dallua Zenuni me 23 pikë. Partizani fitoi thellë 100-65 derbin me Tiranën, ndeshje në sens unik dhe e komanduar nga skuadra e kuqe, që ruan ritmin e Flamurtarit. Lalaj me 28 pikë e 19 rebound ishte lider në parket për vajzat e kuqe. Me këtë fitore, Partizani rënditet në vendin e dytë me 28 pikë, një pikë më pak se Flamurtari, ndërsa Tirana mban vendin e 3-të me 27 pikë.