Foto nga ndeshja Skenderbeu-Tirana (kftirana fb)
Tirana vijon e palëkundur rrugën drejt titullit kampion, ndërsa këtë të dielë ka fituar 0-4 ndaj Skënderbeut, me këta të fundit që duket se tashmë janë me një këmbë në Kategorinë e Parë.Nuk pati gola dhe fitues në Vllaznia-Laçi. Dueli i luajtur në “Loro Boriçi” ishte tepër i luftuar dhe plot duele të forta në çdo cep të fushës. Fitorja me rezultatin 3-1 ndaj Teutës i shton shpresat e Partizanit për pjesëmarrjen në garat e Europës tashmë jo vetëm nëpërmjet kupës, por edhe nga kampionati. Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Kukësit dhe Egnatia në stadiumin e Kamzës.