Tre strateget rival per titull ne Itali (corriere.it)

Tre strateget rival per titull ne Itali (corriere.it)

Ne kampionatin italian kjo javë foli për Interin.Zikaltërit fituan pa shumë probleme 2-0 ndaj Veronës me golat e Barelës dhe Dzekos.Tanimë Interi e sheh veten dy pikë pas kryesuesve të Milanit dhe kanë edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar,atë në Bolonja.Kryesuesit e Milanit zhgënjyen përsëri,këtë herë në Torino,sfidë e mbyllur pa gola.Milani krijoi shumë pak për të merituar fitoren ndërsa në pjesën e dytë kur skuadra ndjeu lodhjen munguan alternativat në stol, pasi Ibrahimovich, Rebic dhe Benaccer nuk ishin grumbulluar për arsye dëmtimi.Edhe më zhgënjyese paraqitja e Napolit, që u dorëzua para tifozëve të saj ndaj Fiorentinës.Miqtë fituan 3-2 me meritë dhe mbetën në garë për kupat e Europës.Juventusi blindon vendin e katërt pas fitores 1-2 ndaj Cagliarit.De ligt dhe Vlahovic ishin autorë të golave.