Në kuadër të promovimit si Kryeqytet Evropian i Rinisë, një tjetër aktivitet i madh i shtohet kryeqytetit shqiptar. Tirana do të presë Gjysmë Maratonën Ballkanike.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes një njoftimi zyrtar, bëri të ditur se Bashkia e Tiranës dhe Federata Shqiptare e Atletikës do të organizojnë Gjysmë Maratonën Ballkanike, me pjesëmarrjen e atletëve profesionistë të 22 vendeve anëtare të Federatës Ballkanike të Atletikës.
Eventi sportiv do të zhvillohet më 10 prill në zonën e Parkut të Liqenit. (Irma)