Foto:albswiss

Foto:albswiss

Boksieri shqiptar Florian Marku ka siguruar mbrëmjen e së shtunës fitoren e tij të 11-të në ringun profesionist në “International Welterwight” në versionin IBF.

Marku fitoi me “knock out” ndaj britanikut Chris Jenkins dhe mbrojti titullin e kampionit. Ky i fundit u detyrua nga gjyqtari të ndalë ndeshjen, pasi nuk ishte më në gjendje të vazhdonte.

Pas fitores, Marku tha se në fillim u tremb, por më pas gjithçka shkoi mirë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e Markut me flamurin shqiptar në krah, ndërsa postimin e shoqëron me mbishkrimin “Bravo Kampion”.