Foto nga VCG
Tifozët kanë blerë mbi 800 mijë bileta të Kupës së Botës që do të zhvillohet këtë vit në Katar, në fazën e parë të shitjes.
FIFA thotë se interesi për bileta është kryesisht nga Katari, ShBA-ja dhe Britania.
Biletat për ceremoninë e hapjes më 21 nëntor, si dhe finalen e 18 dhjetorit, janë më të parapëlqyerat.
FIFA tha se tifozët që nuk patën sukses në fazën e parë të shitjes do të kenë një mundësi tjetër për të aplikuar në "periudhën e ardhshme të shitjes me përzgjedhje të rastësishme" në uebsajtin e organit të futbollit botëror më 5 prill. (Fani/Artan)