Lajmi nr 13-Atletja ukrainase Yaroslava Mahuchik (eurosport)
Një lajm shumë i bukur vjen nga Botërori i sallave të mbyllura i atletikës që po mbahet në Beograd. Yaroslava Mahuchikh, e cila u detyrua të linte shtëpinë e saj pas pushtimit rus të Ukrainës, ka fituar medaljen e artë në kërcimin së larti.Atletja 20-vjeçare, e cila është kampione aktuale evropiane në kërcim së larti dhe fituese e medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike të Tokios, i kaloi ditët duke u fshehur në bodrum, përpara se të arrinte të udhëtonte me makinë deri në Serbi, duke përshkuar gati 2000 kilometra për tre ditë, raporton Reuters.Atletja nga Ukraina mbërriti në këtë turne thuajse pa stërvitje, pa bërë përgatitjen e duhur, për shkak të luftës në vendin e saj. Pas triumfit, atletja e lindur në Dnipro, ia dedikoi medaljen popullit të saj që po kalon ditë të vështira.