Lajmi nr 9-Futbollistet e Barcelones festojne fitoren e madhe ndaj Realit (barca universal)

Lajmi nr 9-Futbollistet e Barcelones festojne fitoren e madhe ndaj Realit (barca universal)

Barcelona ka marrë një fitore të thellë 0-4 ndaj Real Madrid në “Santiago Bernabeu”. El Clasico është dominuar totalisht nga katalanasit që shënuan 4 herë duke tronditur Realin në shtëpi”. Katalanasit hapën serinë e golave me anë të Aubameyang në minutën e 29-të. Dembele shpërtheu në krahun e djathtë duke dërguar një krosim të bukur në drejtim të ish-lojtarit të Arsenalit. Dominimi total i pjesës së parë nga Barça solli edhe golin e dytë në minutën e 38-të me anë të Araujo. Në pjesën e dytë mendohej se Real Madrid do të reagonte por rezultoi komplet e kundërta. Në minutën e 47-të me një “Tiki Taka”, Ferran Torres shënoi golin e tretë. Pa mbaruar festimi i golit të tretë, Aubameyang shënoi edhe të katërtin. Me këtë fitore, katalanasit shkojnë në kuotën e 54 pikëve dhe kanë një ndeshje më pak, ndërsa Real Madrid kryeson me 66 pikë.