Lajmi nr 1-Futbollistet e Tiranes pershendesin tifozet pas fitores ndaj Dinamos (kf tirana fb)

Lajmi nr 1-Futbollistet e Tiranes pershendesin tifozet pas fitores ndaj Dinamos (kf tirana fb)

Tirana nuk di të ndalet. Bardheblutë fituan edhe derbin ndaj Dinamos me një gol të Devid ,por u desh dhe pritja e penalltisë së Ibrahimit nga Bekaj në minutat e fundit. Me këtë fitore diferenca me Laçin e vendit të dytë shkon në 13 pikë, dhe tashmë Tirana e ka vendosur njërën dorë tek titulli.Për të pestën javë rradhazi nuk arriti të fitojë Laçi, që u ndëshkua 0-1 nga Teuta në fushën e vet. Fitore mbijetese shumë të rëndësishme kanë marrë Egnatia dhe Kastrioti. Krutanët mundën 1-0 Partizanin, të ndihmuar edhe nga një penallti e humbur nga Kallaku, ndërsa Egnatia mposhti thellë 3-0 Vllazninë. Skëndërbeu dhe Kukësi janë ndarë me nga një pikë në takimin e zhvilluar në Korçë që përfundoi 1-1.