Foto nga VCG
Të gjitha zonat e Lojërave Olimpike dhe Paralimpike Dimërore të Pekinit do të jenë të hapura për publikun pas Olimpiadës, thanë organizatorët.
Qendra Kombëtare e Skive Alpine do të hapë disa nga pistat për publikun si një vend argëtimi, tha Liu Xinghua, zyrtar përgjegjës për programin e trashëgimisë së Lojërave të Komitetit Organizativ të Pekinit 2022 (Bocog), citon “Xinhua”.
"Qendra Kombëtare e Skive Alpine do të presë ngjarje të nivelit të lartë, si dhe do të përdoret si një strukturë stërvitore për ekipet kombëtare kineze dhe të të rinjve", -shtoi Liu.
Qendra Kombëtare e Skive Alpine do të jetë funksionale gjatë gjithë vitit. Përveçse do të shërbejë si vendpushim skijimi gjatë sezonit të dimrit, ajo do të përdoret gjithashtu për disa aktivitete në natyrë, duke përfshirë ngjitjen në shkëmb dhe ecjen.
Pas Lojërave, Zona Kombëtare e Patinazhit të Shpejtësisë do të bëhet një kompleks shumëfunksional që do të kombinojë garat sportive, aktivitetet kombëtare të fitnesit, argëtimin kulturor, ekspozitat dhe iniciativat e tjera të mirëqenies publike.
“Sa i përket Qendrës Kombëtare të Rrëshqitjes, ne jemi duke negociuar me federatat ndërkombëtare për të organizuar ngjarje të klasit botëror dhe madhor gjatë pesë viteve të ardhshme”, -theksoi Liu.