Thomas Strakosha ka lindur në 19 mars të vitit 1995 në Athinë të Greqisë. Sportin e ka filluar që në moshën 4 vjeçare duke luajtur gjithmonë si portier dhe ëndrra e tij më e madhe ishte që të bëhej si babai i tij. Ai është djali i ish portierit të kombëtares shqiptare, një nga më të mirët Foto Strakosha.

Strakosha (The Laziali)

Strakosha (The Laziali)

Thomas që në moshë të vogël ka luajtur me grupmoshat e ekipit të Panionios dhe në moshën 16 vjeçare në vitin 2011 ku luante për të rinjtë e Panioniosit, ai u dallua për cilësi të mira ku ra në sy nga drejtori sportiv i ekipit të Lazios, Igli Tare, ish sulmuesit të njohur të kombëtares sonë.

Thomas Strakosha (The Laziali)

Thomas Strakosha (The Laziali)

Thomas është aktivizuar tek të rinjtë e Lazios nga viti 2012-2015 dhe në vitet 2015-2016 ai u huazua te ekipi i Salernitanës. Në vitin 2016 ai zhvilloi ndeshjen e tij të parë në serinë A me Lazion përballë Milanit. Që nga ajo kohë e deri më sot ai është një nga portierët më të mirë të serisë A.

Th. Strakosha (The Laziali)

Th. Strakosha (The Laziali)

Thomas Strakosha është aktivizuar tek të gjjtha grupmoshat e kombëtares shqiptare. Dëshira e tij është të bëhet një nga portierët më të mirë në botë, duke u stërvitur shumë dhe duke mbajtur një regjim të rreptë. Një nga trofetë që ka fituar është kupa e Italisë me të rinjtë e Lazios. Karriera e tij e suksesshme vazhdon ende me ekipin e Lazios, ku na nderon me prezantimet e tij të mira.

Përgatiti: Sava Lena

Thomas-Strakosha (Daily Cannon)

Thomas-Strakosha (Daily Cannon)