Supersfida e javës së 25-të kampionatit shqiptar do të jetë klasikja Vllaznia-Tirana.Përvecse një fitore prestigji ndaj kryesuesve,për Vllazninë do të ishin 3 pikë të çmuara në garën për kupat e Europës,ndërsa një fitore e Tiranës do ta vriste kampionatin. Laçit nuk i lejohen më hapat falls dhe kundër Skëndërbeut në shtëpi do të kërkohet me çdo kusht fitorja.Dinamo-Kukësi do të jetë një tjetër përballje e fortë me 2 skuadra që kanë objektiva të ndryshëm. Partizani do të kërkojë vazhdimësinë me 1 fitore në Tiranë kundër Egnatias, ndërsa Teuta do të presë në shtëpi Kastriotin.
Kategoria e Parë, hap falls i Bylisit që kapet në rënditje nga Erzeni
Erzeni ia ka dalë të thyejë në “Tofik Jashari” skuadrën e Tërbunit, me golin e shënuar nga mesfushori Ersil Ymeri. Tre pikë që i barazojnë shijakasit me Bylisin në klasifikim, pasi ballshiotët barazuan në transfertë kundër Lushnjës 1-1.Qardaku me golin e tij shmangu humbjen për Bylisin. Apolonia ia ka dalë në limite në shtëpi kundër Besës, me rezultatin 2-1. Besëlidhja ka marrë tre pikë të arta në transfertë, kundër Vorës rivale direkte për mbijetesë. Burreli mundi thellë 3-0 Turbinën, që në javët e fundit kishte marrë tre fitore. Tre pike te siguruara edhe për Butrintin, që ia doli ndaj Shkumbinit me rezultatin 2-1 në transfertë.
Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega shkëlqejnë në Kampionatin Ballkanik
Vendi ynë arriti të sigurojë dy medalje të arta dhe një të argjendtë në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura në atletikë. Izmir Smajlaj ka dalë i pari në Stamboll në garën e kërcimit së gjati, duke u shpallur për të 6-tin vit radhazi Kampion i Ballkanit.Në edicionin e 27-të të Kampionatit Ballkanik, Smajlaj ka treguar se është mbreti i kësaj disipline dhe kjo formë e mirë premton medalje ari në Kampionatin Botëror të Atletikës në salla të mbyllura që do të zhvillohet në Beograd në datat 18-20 mars.Ndërkohë Luiza Gega mori medalje ari në garën e 3000 metrave dhe medalje argjendi në garën e 1500 metrave.
Tirana fiton edhe Kupën e Shqipërisë në volejboll për meshkuj
Skuadra e Tiranës ne volejboll per meshkuj ka rrëmbyer trofeun e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë e trajnerit Arben Sako mposhtën 3-1 në finale rivalët e Erzenit, takim i luajtur në sallën sportive “Feti Borova”, në kryeqytet. Ky është suksesi i dytë radhazi për Tiranën brenda pak ditëve ndaj ekipit shijakas, pas triumfit në Ligën “Gjergj Kastrioti”, duke treguar dominimin e bardhebluve.Finalja e Kupës ishte me rivalitet vetëm në dy setet e para, pasi më tej në parket dominoi skuadra e Tiranës, që meritoi fitoren. Tirana fitoi 25-22 setin e parë, por shijakasit kundërpërgjigjen duke “rrëmbyer” setin e dytë me shifrat 25-21. Më pas në fushë dikton vetëm skuadra kryeyqtetase, që ka epërsi dhe fiton me lehtësi dy setet e tjera 25-14 e 25-16, duke festuar kështu një tjetër triumf në volejboll për meshkuj.
Volejboll femra,Tirana “hakmerret” ndaj Skëndërbeut në finalen e Kupës së Shqipërisë
Skuadra e Tiranës u shpall fituese e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. Skuadra e trajneres Amarilda Prenga fitoi 3-0 në finale ndaj Skënderbeut, ndeshje e luajtur në sallën e lojërave “Feti Borova” në kryeqytet. Një hakmarrje e skuadrës së Tiranës për humbjen e pësuar në finalen e Ligës “Gjergj Kastrioti” pak ditë më parë. Kjo ndeshje u dominua nga kryeqytetaset, ndjeshëm më superiore se rivalet korçare, që këtë herë çaluan shumë në parket. Seti i parë u dominua nga Tirana, që fitoi pa probleme 25-15, ndërsa në të dytin rivaliteti ishte mjaft i fortë. Të dyja ekipet dueluan fort, por në pikët shtesë bardheblutë fituan 28-26.Edhe në setin e tretë Tirana dominoi dhe fitoi 25-20, duke fituar krejt ndeshjen 3-0. Një triumf i merituar për Tiranën, që festoi para tifozëve të saj këtë trofe.
Basktboll, Flamurtari kampion nuk di të ndalet, Tirana fiton derbin
Janë luajtur ndeshjet e javës së 12-të të Kategorisë së Parë në basketboll për femra. Flamurtari kampion fitoi pa problem 103-83 ndaj Elbasanit, në një ndeshje të dominuar nga basketbollistet vlonjate. Ndeshje e shkëlqyer e Johnson, që realizoi një “triple double”, me 29 pikë, 13 rebound e 11 asist. Tirana mposhti 92-87 Partizanin në derbin kryeqytetas, në një takim me shumë emocione deri në fund. Palko realizoi 39 pikë e 12 rebound, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Tiranën u dallua Klea Verri me 31 pikë. Fiton edhe Studenti, që mundi 64-42 Tirana Barleti Basket. Vllaznia, falë 17 pikëve të Livia Gjata, mundi 67-37 Apoloninë e vendit të fundit.
Kina merr 2 medalje ari në ski alpine në Lojërat Paralimpike të Pekinit
-Skiatorët kinezë Zhang Mengqiu dhe Liang Jingyi fituan dy medalje të arta ne garat e skive alpine të Lojërave Paraolimpike Dimërore të Pekinit 2022. Zhang shënoi një kohë fituese prej një minutë e 13.54 sekonda në garën e femrave, për të fituar medaljen e parë të artë të Kinës në garat e skijimit alpin në Lojërat Paralimpike Dimërore.Ajo u ndihmua edhe nga rrëzimi i 10 herë medalistes së artë Henrieta Farkasova. Nderkohe Liang triumfoi në kategorinë e tij për meshkuj me kohën 1:09.11.Ai la pas vetes austriakun Markus Salcher dhe kanadezin Alexis Guimond.
Podiumi i gjithi kinez në garat me snowboard
Sportistët kinezë zhvilluan paraqitje të shkëlqyer në garat me “snowboard” në Lojërat Paralimpike Pekin 2022.Podiumi ishte i gjithi kinez në garën e meshkujve në kategorinë “Snowboard cross SB-UL”.Ji Lijia u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit, Wang Pengyao mori medalje argjendi,ndërsa Zhu Yonggang medalje bronxi. 19-vjeçari Ji, i cili nisi karrierën në vitin 2016,në një intervistë pas fitores u shpreh: "Nuk e prisja të merrja këtë medalje të artë. Jam shumë i emocionuar, ende ndihem sikur jam ne një ëndërr"."Gjashtë vjet përpjekje më në fund u shperblyen. Është ndjesi e mrekullueshme ti sjell lavdi atdheut tim, që kujdeset shumë për personat me aftësi të kufizuara," shtoi ai. Kjo ishte medalja e shtatë e arit per Kinën në Lojërat Paralimpike Dimërore të Pekinit, që po zhvillohen këto ditë.
Milani merr nje fitore të madhe në Napoli dhe jep sinjale të forta titulli
Milan fiton “duelin” e titullit ndaj Napolit në transfertë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Pioli mposhtën me rezultatin 0-1 skuadrën napoletane në stadimin “Diego Armando Maradona”. Sfida u vendos nga një gol i shënuar nga Giroud në minutën e 49-të të pjesës së dytë.Interi rigjeti fitoren që mungonte prej 4 javësh në kampionat duke mundur thellë 5-0 Salernitanën.Lajmi i dytë i mirë ishte edhe zhbllokimi i sulmuesve,me Lautaron që realizoi tripletë dhe Dzekon dopietë.Juventusi mundi Spezian 1-0 me një gol të Moratës duke blinduar vendin e katërt në rënditje.Roma fitoi 1-0 kundër Atalantës me një gol të Abraham.Verdhekuqtë parakalojnë Atalantën në rënditje dhe futen në garën për vendin e katërt.Pas 28 javesh, Milani kryeson Serie A me 60 pikë, 2 pikë më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak, ndërsa Napoli mban vendin e 3-të me 57 pikë.
Garë e fortë në Premier Ligë,Man City dhe Liverpool marrin fitoret e rradhës
Manchester City fitoi thellë 4-1 derbin ndaj rivalëve të United.Këta të fundit pa Ronaldon në fushë dështuan dhe momentalisht janë jashtë zonës së Champions.De Bruyne dhe Mahrez realizuan nga një dopietë për ekipin e Guardiolës.Liverpool vijon ecurinë fantastike në Premier Ligë dhe përballë West Ham mori fitoren e 7-të radhazi. Sadio Mane shënoi golin e vetëm të sfidës në “Anfield”.Deri tani, Man City kryeson me 69 pikë, 6 pikë më shumë se Liverpool, por skuadra e Klopp ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.Chelsea ka arritur fitoren e tretë radhazi në kampionat pasi ka mposhtur në transfertë Burnley me rezultatin e thellë 4-0.
Reali shkëputet në krye të rënditjes pas barazimit të Seviljes
Reali i Madridit marshon drejt titullit kampion në LaLiga këtë sezon. Djemtë e Ancelottit kanë mposhtur 4-1 Real Sociedadin dhe falë këtij suksesi janë shkëputur në krye të renditjes, duke çuar në 8 pikë diferencën me ndjekësit e Sevilla,që barazuan 0-0 me Alaves këtë javë.Baskët kanë kaluar të parët në avantazh me Oyarzabal por madrilenët reaguan dhe përmbysën gjithçka me dy gola të shpejtë në fund të pjesës së parë. Camavinga barazoi rezultatin, ndërsa Modric kaloi në avantazh Realin.Në pjesën e dytë skuadra e Ancelotit shënoi edhe 2 herë të tjera me Benzeman dhe Asension.Barcelona fitoi 1-2 në transfertën e Elches duke u ngjitur në vendin e tretë në rënditje.Ferhan Torres dhe Memphis Depay ishin autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Xavi.
Kampionët e NBA triumfojnë ndaj Phoenix,Jokic mund i vetëm New Orlans
Milwaukee mposhti 132-122 Phoenix në një ndeshje spektakolare mes dy ekipesh pretendente për titull këtë sezon në NBA. Middleton realizoi 44 pikë për kampionët e Bucks, mbështetur nga Holiday me 24 pikë e Antetokounmpo me 19 pikë e 14 rebound.Zhgënjen sërish ekipi i Brooklyn, që u mund 126-120 nga Boston, në një sfidë me rivalitet deri në fund. 37 pikët e Durant për Nets mbetën për statistikë, ndërsa për Celtics u dallua Jayson Tatum me 54 pikë.Nikola Jokic zhvilloi një ndeshje të madhe duke udhëhequr Denverin e tij në fitoren 138-130 pas kohës shtesë ndaj New Orleans.Jokic realizoi një “triple double”, me 46 pikë, 12 rebound e 11 asist. Fitoi edhe skuadra e Utah Jazz, që falë 35 pikëve të Bogdanovic mundi 116-103 Oklahoman.
Avullojnë brenda 24 orëve biletat për duelin Fury-Whyte
Kanë mjaftuar vetëm 24 orë që të gjitha biletat e vëna në dispozicion për duelin e peshës së rëndë mes dy boksierëve britanikë Tyson Fury e Dillian Whyte të shiten të gjitha. Organizatorët e kësaj sfide thanë se janë shitur 90 mijë bileta, duke shtuar se parashikojnë të shtojnë edhe 10 mijë të tjera. Ky duel, i vlefshëm për titullin kampion bote në kategorinë WBC që mbahet nga Fury do të zhvillohet më 23 prill në stadiumin “Wembley”, në Londër. Çmimi i biletave varionte nga 62 stërlina në 2,250 stërlina, çka bën që të ardhurat vetëm nga shitja e biletave të jenë të kënaqshme për të dy boksierët.
UFC 272,Covington dominon Masvidalin në oktagon
Colby Covington mori fitoren më të madhe të karrierës kundër ish-mikut të tij Jorge Masvidal me vendim unanim te gjyqtareve (49-46, 50-44, 50-45) në eventin kryesor të “UFC 272”. Covington përdori mundjen e tij dominuese, presionin dhe goditjen dinake për të lodhur Masvidalin, i cili ishte në gjendje të rezistonte deri në fund por pa mundur të hedhë nokaut Colbyn.2 eventet e rradhës të Ufc do të jenë gjithashtu spektakolarë.”Ufc 273” në 9 Prill do të ketë në përbërje 2 duele titulli:Volkanovski kundër Korean Zombie dhe Aljamain Sterling kundër Petr Yan.Në këtë kartë është shtuar së fundmi dhe dueli i shumëkërkuar nga fansat e këtij sporti, Gilbert Burns kundër Khamzat Chimaev.Nderkohe “Ufc 274” në 7 Maj do të vijë me super duelin e titullit të peshave të mesme mes Charles Olivera dhe Justin Gaethje.