Foto: hola news
Napoli merr kreun e Serie A, pasi ka mposhtur në shtesë skuadrën e Lazios me rezultatin 2-1. Vendimtar Fabion Ruiz, i cili e mposhti portierin Thomas Strakosha me një gjuajtje fantastike nga jashtë zone në minutën e fundit të ndeshjes.Pas barazimit në Salerno, Milani bën një tjetër hap fals në kampionat, pasi nuk arrin të marrë më shumë se një pikë përballë Udineses në “San Siro”.Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Leao, por nuk arritën të administrojnë rezultatin dhe u barazuan në pjesën e dytë nga miqtë, që edhe mund të kishin fituar të gjithë sfidën. Interi nuk arrin të përfitojë nga hapi fals i Milanit dhe zhgënjen në “Marassi”, pasi barazon pa gola përballë vendasve të Genoas. Zikaltërit duket se kanë harruar të fitojnë, pasi suksesi në Serie A mungon prej 4 javësh.Juventusi mundi 2-3 Empolin dhe numëron tani 5 pikë më pak se Interi dhe 7 më pak se Milani.