Foto:rtsh
Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik (IPC) dhe komiteti organizator i Pekinit për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike dimërore 2022 (BOCOG) mbajtën konferencën e tyre të parë të nivelit të lartë nëpërmjet video lidhjes, në të cilën diskutuan përgatitjet për Lojërat Paralimpike. Presidenti i Komitetit Organizator Cai Qi tha se pergatitjet nisën që nga mbyllja e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Vendet, shërbimet, transmetimi dhe sinjalet për Lojrat Paralimpike janë gati dhe u inspektuan nga ekspertët e Komitetit Nderkombetar Paralimpik (IPC). "Ne kemi besim për një organizim po aq të suksesshëm sa Olimpiada e sapombyllur dhe do të punojme ngushtë me Komitetin Nderkombetar Paralimpik për të arritur objektivin," shtoi Cai.Nga ana e tij,Presidenti i Komitetit Nderkombetar Paralimpik Endrju Parsons vlerësoi përgatitjen për Lojrat Paralimpike Dimërore, duke shtuar se Kina ka bërë përpjekje të mëdha për të tërhequr më shumë njerëz me aftësi të kufizuara për të marrë pjesë në sportet dimërore."Shërbimet e konsiderushme të ofruara nga vullnetarët në Pekin 2022 na bënë të ndjejmë mikpritjen e popullit kinez," tha Parsons.