Foto: telegraf
Superiorja rikthehet në mesjavë, të mërkurën, me dy ndeshje mjaft interesante për t’u parë. Gjithçka nis nga ora 16:45, ku kampionët në fuqi të Teutës presin në “Elbasan Arena” Tiranën kryesuese të kampionatit.Skenën në kryeqytet e ka Partizani, që pret në “Air Albania” Kukësin e vendit të tretë dhe pritet që të ketë luftë të fortë sportive. E enjtja më pas sjell tre duelet e tjera të javës së 23-të të kampionatit shqiptar të futbollit.Në orën 13:45 në Kamzë luhet një finale mbijetese, mes Kastriotit dhe Skënderbeut. Krutanët, pas humbjes në Rrogozhinë, duan tre pikët që janë shumë të rëndësishme për objektivin që kanë.Në të njëjtën orë Laçi i vendit të dytë synon të bëjë autokritikë pas humbjes me Tiranën. Përballë do të ketë Egnatian, që fazën e parë ia doli t’i mposhte në shtëpinë e tyre kurbinasit.Kjo javë mbyllet në Shkodër, me duelin Vllaznia-Dinamo në orën 16:45. Takimi i parë mes tyre në “Loro Boriçi” ka prodhuar 9 gola, gjashtë prej të cilëve i realizuan shkodranët. Një duel i rëndësishëm, ku të dyja skuadrat do duan ta fitojnë.