Real Madridi vazhdon marshimin e tij drejt titullit pasi mposhti në shtëpi Alaves me rezultatin e pastër 3-0. Asensio, Vinicius dhe Benzema mjaftuan për ekipin e Ancelottit që të dilnin nga ky takim me tre pikë të plota. Barcelona ka mposhtur me poker Valencian në javën e 25-të të LaLiga duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme. Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-1, me Aubameyang që shkëlqeu në këtë ndeshje. Ndërkohë, Sevilla nuk ia doli dot të mposhte Espanyol duke humbur terren në luftën për titull.Ekipi i Lopeteguit nuk shkoi me shume se nje barazim 1-1. Atletico Madrid ka bërë autokritikë pas humbjes së pësuar kundër Levante. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone mposhti me rezultatin 3-0 skuadrën e Osasuna. Granada është mposhtur 1-4 në shtëpi nga Villareal dhe në këtë ndeshje ishte protagonist edhe Myrto Uzuni. Beratasi u aktivizua në minutën e 13-të dhe kishte dy mundësi të mira shënimi për skuadrën e tij.
Totenhemi i bën nder Liverpulit,Man City bie pas 15 javësh
Antonio Conte dhe Tottenhami i tij i kanë shkaktuar humbjen e parë pas 15 ndeshjesh në kampionat Manchester Cityt. Londinezët i mposhtën në javën e 26-të të Premier League me rezultatin 3-2, në një ndeshje të çmendur.Kur u mendua se ndeshja do te fitohej nga miqte gjyqtari akordoi një 11-metërsh për Manchester City. Mahrez mori përspiër ekzekutimin e saj dhe baraspeshoi gjithçka në minutën e 92-të.Por ne sekondat e fundit te ndeshjes Harry Kane shfrytezoi nje krosim perfekt te Kulusevskit per ti dhuruar fitoren skuadres se tij.Liverpuli perfitoi nga ky hap falls dhe me fitoren 3-1 ndaj Norwich shkoi ne minus 6 pike nga ekipi I Guardioles,dhe ka ende nje ndeshje me shume per te luajtur. Manchester United ka marrë një tjetër fitore në kampionat dhe për momentin konfirmohet binshem në vendin e katërt. “Djajtë e kuq” kanë mposhtur 4-2 skuadrën e Leeds United, në një ndeshje që pati shumë emocione.
Bundeslige,Bayern dhe Dortmund marrin fitoret e rradhës
Bayern Munich ngre kokën dhe e bën duke mundur Greuther Furth me rezultatin e thellë 4-1. Skuadra e drejtuar nga Nagelsmann e nisi në malore duke pësuar gol nga miqtë. Por më pas ishte radha e goleadorit Lewandowski që të ndizej duke shënuar dy gola, teksa një autogol në mes i dha kështu qetësinë kampionëve në fuqi. Chupo Moting do të rrumbullakoste rezultatin për ekipin e Bayern që edhe këtë sezon është duke i’u drejtuar titullit të radhës.Ruan hapin e Byernit edhe Dortmundi,që mposhti thellë 6-0 Monchengladabch.Marko Reus shënoi dopietë në këtë takim dhe skuadra e tij ngjitet në kuotën e 49 pikëve,6 më pak se Bayerni.
Psg mposhtet por rivalët nuk përfitojnë dot
Nantes ka shtangur në shtëpi PSG pasi e mposhti me rezultatin 3-1. Ekipi i Pochettinos ishte inekzistent gjatë 45 minutave të para ku pësoi edhe tre gola, ndërsa goli i Neymar vlen vetëm për statistikë për sa i përket këtij takimi. PSG qëndron në vendin e parë në kuotën e 59-të pikëve. Marseille nuk ia doli dot të ngushtonte diferencat me PSG edhe pse kryesuesit u mposhtën. Edhe Marseille nga ana tjetër, u mposht në shtëpi nga Clermon me rezultatin 2-0. Ekipi i Sampaolit ishte i pafuqishëm të reagonte ndaj golit të Bayo në minutën e 13-të, ndërsa gjithçka u vulos në minutën e 84-t nga Allevinah.Edhe Lyon është ndalur në një barazim 1-1 në shtëpinë e Lens.
Lewandovski kandidati kryesor për “Këpucën e Artë”
Robert Lewandowski ka marrë arratinë dhe dëshiron të bëjë të vetin çmimin “Këpuca e Artë”.Vitet e kaluara bomberi polak rivalizonte me Messin dhe Ronaldon, por këtë sezon duket se nuk ka shumë konkurrencë për këtë trofe.Lewandowski ka shënuar 28 gola këtë sezon dhe rivali më i afërt në këtë klasifikim të veçantë është Schick me 20 gola. Ndërsa pas sulmuesit të Leverkusenit vijnë Immobile (19 gola), Vlahovic dhe Benzema (të dy nga 18 gola). Në fakt është një lojtar që ka shënuar po aq sa polaku, Omoijuanfu i Molde, plot 28 gola sezonalë, por koeficienti i kampionatit norvegjez është 1.5 dhe ai qëndron në kuotën e 42 pikëve, ndërsa Lewandowski ka 14 më shumë, 56 pikë. Kujtojmë se koeficienti për kampionatet që renditen në 5 vendet e para të renditjes UEFA është 2.
Stephen Curry ylli i “All Star Game”,fiton skuadra e LeBron James
“Team LeBron” fitoi ndeshjen e “All Star Game” 163-160 ndaj “Team Durant”, ndeshje e luajtur në Cleveland. Një ndeshje magjike mes yjeve të NBA-së, ku më i miri u shpall Stephen Curry, autor i 50 pikëve për skuadrën e LeBron James. Ai mori edhe trofeun “Kobe Bryant”, çmim që i jepet lojtarit më të mirë të skuadrës fituese. Stephen Curry realizoi 16 gjuajtje të sakta për tri pikë, rekord për një ndeshje të yjeve. Ndërkohë që, vetë LeBron James ishte protagonist i fitores, me koshin e realizuar në momentin e fundit të lojës. Një ndeshje magjike e yjeve organizuar në 75-vjetorin e NBA-së, ndërkohë që të pranishëm në stadium ishin mjaft nga ikonat e NBA-së. Për sa i përket sfidës, ajo ishte mjaft e bukur, spektakolare dhe me shumë emocione, deri në momentin e fundit. Përveç Curry, për “Team LeBron” u dalluan edhe Antetokounmpo me 30 pikë e LeBron me 24 pikë. Më i miri për skuadrën Durant ishte Joel Embiid që shënoi 36 pikë dhe 10 rebounde, ndërsa pas tij vijnë Booker me 20 pikë dhe LaMelo Ball me 18 të tilla.