Foto nga ndeshja Vllaznia-Flamurtari (FSHV)
Janë mbyllur ndeshjet e javës së 9-të të Superligës në volejboll për femra, teksa janë luajtur edhe dy sfidat e fundit. Vllaznia fitoi në fushën e saj 3-0 ndaj Flamurtarit të vendit të fundit, një takim i dominuar nga vajzat shkodrane (25-11, 25-14, 27-25 rezultati i seteve). Ndeshja dhuroi emocione vetëm në setin e tretë, me vlonjatet që tentuan të rihapin lojën, por pa sukses. Po 3-0 fiton edhe Lushnja, që mposhti Apoloninë në fushën e kësaj të fundit dhe tashmë të dyja ekipet kanë nga 6 pikë. Ekipi lushnjar pati epërsi në parket, duke e dominuar lojën në të trija setet (25-16, 25-15, 25-18), duke marrë tri pikë të merituara. Një ditë më parë Skëndërbeu kryesues mundi Partizanin kampion 3-1 me sete.