Denni Xhepa (cgtn)
Denni Xhepa nuk ia ka dalë të shkojë në finalen e sllallomit gjigant. Skiatori shqiptar është i vetmi sportist që përfaqëson vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Xhepa ishte konkurrenti numër 59 në një garë ku pjesëmarrës ishin 89 skiatorë, ndërsa në finale shkuan 46 të parët. Kushtet e rënduara atmosferike ishin gjithashtu një faktor që u bënë pengesë për Xhepën, teksa edhe sportistët e tjerë hasën vështirësi dhe garën e përfunduan vetëm 52 skiatorë. Për skiatorin shqiptar aventura në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit nuk ka përfunduar ende, pasi do të garojë në sllallomin special më 16 shkurt.