Logo e Kategorise se Pare (fshf)
Në javën e 19-të të Kategorisë së Parë Bylisi ka bërë menjëherë autokritikë pas humbjes ndaj Turbinës. Skuadra e Jeton Beqirit mposhti 1-0 Pogradecin, me një gol të shënuar nga mbrojtësi Samba, dhe diferenca me shijakasit mbetet 5 pikë.Erzeni vazhdon të ndjekë ballshiotët, pasi fitoi pastër 2-0 kundër Turbinës në Cërrik. Shijakasit i gëzohen edhe humbjes që pësoi Korabi i vendit të tretë. Dibranët u mposhtën në Lezhë nga Besëlidhja me rezultatin 2-0. Fitore edhe për Tomorin, që ka mposhtur Vorën falë një goli të Spahiut. Butrinti ka marrë tre pikë të arta në luftën për mbijetesë, pasi mundi Lushnjën me shifrat 2-1. Maliqi i vendit të fundit vazhdon të shpresojë, pasi mundi rivalët e Shkumbinit me rezultatin 2-1.