Lajmi nr 1-Foto nga ndeshjet e mepershme Laci-Kukesi (cna)

Foto nga ndeshjet e mepershme Laci-Kukesi (cna)

Java e 21-të e Kategorisë Superiore sjell të tjera sfida interesante.Tirana kryesuese do të luajë në transfertë përballë Kastriotit.Dy rivalët e saj për titull Laci dhe Kukësi ndeshen me njëra-tjetrën dhe kjo mund të jetë një javë ku Tirana mund të thellojë diferencën me ndjekësit.Një tjetër sfidë shumë e fortë është ajo mes Partizanit dhe Vllaznisë.Teuta-Dinamo do të jetë një përballje mes dy ekipeve që kanë pasur shumë ulje-ngritje në këtë sezon,ndoshta më shumë se çdo skuadër tjetër.Egnatia-Skëndërbeu do të jetë një përballje mbijetese.