Foto: gazetaSI

Foto: gazetaSI

Tirana Barleti është fituese e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra për edicionin 2021-2022. Vajzat bardheblu mposhtën Partizanin në një finale dramatike në “Asllan Rusi” me rezultatin 74-71. Një ndeshje e luftuar deri në sekondën e fundit, por trofeu shkoi për Tirana Barletin, skuadër që javët e fundit ka bërë një merkato të fuqishme, duke afruar 3 lojtare të huaja. Blerje, të cilat kanë pasur impakt të menjëhershëm, me kryeqytetaset që ngrenë lart trofeun e dytë për nga rëndësia në rang kombëtar.