Foto: fshf
Ne javën e 18-të të Kategorisë së Parë, surpriza e madhe ka ardhur nga Cërriku pasi Bylisi kryesues është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Turbina. Nga kjo humbje ka përfituar Erzeni që ka rikuperuar pikët e humbura në sfidën direkte ndaj Bylisit. Ata mposhtën me rezultatin 3-1 Shkumbinin falë dygolëshit të Prengës dhe golit të Enke. Korabi mundi Besën 2-0 dhe nuk humbi terren në luftën për t’u ngjitur në Abissnet Superiore dhe tashmë është vetëm 4 pikë larg Erzenit të vendit të dytë. Fitore ka arritur edhe Apolonia ndaj Maliqit me rezultatin e pastër 3-0. Omeri shënoi dy herë në këtë takim, ndërkohë që goli tjetër erdhi nga Kaçanolli. Po tre gola ka shënuar edhe Lushnja që mposhti Tomorin me rezultatin 3-1.