Foto: Top Channel
Tirana kryesuese e kampionatit mundi 3-2 Skëndërbeun në javën e 19-të të kampionatit shqiptar. Tirana e zgjidhi ndeshjen shpejt, pasi në pjesën e parë realizoi dy gola me Seferin dhe Limajn. Në pjesën e dytë gjeti golin e parë me fanellën bardheblu edhe sulmuesi Devid Da Silva. Laçi mundi Vllazninë 1-0 duke mbajtur hapin e kryesuesve.Kurbinasit fituan me një gol të Guindos me 11-metërsh dhe qëndrojnë 6 pikë pas Tiranës. Nuk zhgënjeu as Kukësi që fitoi 0-2 në transfertën e Rrogozhinës përballë Egnatias.Taipi dhe Ndreca ishin autorët e golave që mbajnë Kukësin në vendin e tretë, në kuotën e 34 pikëve. Partizani reagoi pas humbjes me Laçin, duke shkatërruar Teutën 0-4 në “Elbasan Arena”.