Foto:VCG

Foto:VCG

Kina fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, në garën e stafetës së përzier 2 000 metra në patinazhin e shpejtësisë në pistë të shkurtër të shtunën.

Ekipi kinez, i përbërë nga Fan Kexin, Qu Chunyu, Ren Ziwei dhe Wu Dajing, fitoi medaljen e artë me 2 minuta e 37.348 sekonda.

Italia dhe Hungaria morën përkatësisht medaljet e argjendit dhe të bronzit. (Çang Çuo)