Armando Broja (Foto nga facebooku)
Armando Broja me prindër shqiptarë nga Kopliku I Malësisë së Madhe, ka lindur në 10 shtator të vitit 2001 në Angli. Ai e ka nisur futbollin që në moshën 6 vjeçare me ekipin e Burnham Junior, më pas me Tottenham Hotspur. Për 11 vite Broja kaloi me radhë të gjithë ekipet e moshave të Chelsea-t deri më 26 shkurt 2020 ku për herë të parë firmosi kontratën profesionale me Chelsea-n për dy vite. Me 8 mars të vitit 2020 Armando bëri debutimin me fanellën e Chelsea-t, kur hyri në minutën e 86 në ndeshjen e fituar 4-0 kundër Everton-it.
Më 28 maj të vitit 2019 Armando zhvilloi ndeshjen e parë me Kombëtaren e Shqipërisë U19. Në muajin qershor zhvilloi ndeshjen e parë me kombëtaren e Shqipërisë U21 dhe më 7 shtator 2020, bëri prezantimin e pare me Kombëtaren. Në sezonin 2020-2021 Broja u huazua te Vitese në Holandë, ku zhvilloi një sezon mjaft të mirë. Sulmuesi shqiptar e mbylli mes golashënuesve, me 10 gola të realizuar në kampionatin holandez. Kjo performancë e bindi Chelsea-n që t’i ofronte një kontratë 5-vjeçare, e cila u firmos nga futbollisti më 18 korrik të vitit 2021. Këtë vit ai është huazuar te skuadra e Sauthemptonit në Premier Ligën angleze, që cilësohet si kampionati më i bukur në botë, ku paraqitjet që ai po bën janë shumë të mira. Armando Broja cilësohet si një nga të rinjtë më premtues në Premier Ligë.
Përgatiti: Sava Lena