Foto nga VCG
Në prag të nisjes së saj për në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, menaxherja e projektit për Lojërat e ardhshme Dimërore, që do të mbahen në Itali në vitin 2026, tha se ajo besonte se bota po hynte në një nivel të ri bashkëpunimi midis qyteteve pritëse olimpike.
"Pavarësisht nëse po flasim për planet tona apo ato për Pekinin dhe Parisin, ne po fillojmë të shohim një nivel të jashtëzakonshëm bashkëpunimi", -tha për “Xinhua” Diana Bianchedi, menaxhere e projektit për Lojërat Olimpike Milan-Cortina d'Ampezzo 2026.
Bianchedi i referohej Lojërave të Pekinit, të cilat do të zhvillohen më 4 shkurt, dhe Lojërave Olimpike Verore 2024, që do të mbahen në Paris.
"Çdo qytet mund të përfitojë nga përvoja e tjetrit dhe çdo dy vjet ka një histori të re për të treguar për një vend të ri", -tha Bianchedi, vetë fituese e dy medaljeve olimpike në skermë.
"Ka një histori marrëdhëniesh të forta midis Italisë dhe Kinës që do të vazhdojë në këtë mënyrë", -shtoi ajo.
Udhëtimi i Bianchedi-t në Pekin është si pjesë e një ekipi italian prej të paktën 40 organizatorësh, krejtësisht të ndarë nga skuadra prej 118 atletësh që Italia dërgoi për të konkurruar në Lojëra, të cilët do të jenë në Pekin në javët e ardhshme për të vëzhguar organizimin e Olimpiadës.